Sektori privat do të jetë në fokus të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve për vitin 2020 -2023, të cilën është duke e rishikuar Qeveria e Kosovës, në mënyrë që t’i ndihmojë bizneset, për t’u rikuperuar nga humbjet që i kanë pasur gjatë pandemisë COVID-19, thonë zyrtarë të Ministrisë së Financave.
Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KASH), është dokumenti kryesor mbi bazën e të cilit hartohet buxheti për vitin e ardhshëm.
Agim Krasniqi, zëvendësministër i Financave, thotë se Qeveria do t’i ndërmarrë vlerësimet nevojshme të ndikimit së krizës së pandemisë në ekonomi dhe do të marrë masa për rimëkëmbjen e bizneseve, të cilat janë goditur më shumë nga masat kufizuese të Qeverisë në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Fokusi jonë është në dy qëllime. Pjesa e parë janë investimet publike, investime këto që në mënyrë direkte ndihmojnë sektorin privat përmes dhënies së punëve. Fokusi tjetër do të jetë ndihma për sektorin privat dhe kjo ndihmë do të shkojë të sektorët që janë goditur më shumë, të cilët mund të ruajnë veprimtarinë, sidomos sektorët e prodhimit dhe teknologjia informative”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.
Shumica e bizneseve në Kosovë, gati në të gjithë sektorët, kanë raportuar vlera të mëdha të humbjeve financiare dhe zvogëlim të kapaciteteve prodhuese, nga masat e marra nga qeveria më 13 mars për parandalimin e pandemisë.
Për t’i ndihmuar bizneset, qoftë përmes kreditimit, granteve apo subvencionimit, Krasniqi thotë se janë duke krijuar pjesën e dytë të Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike, që vlerësohet të jetë rreth 150 milionë euro.
Për ta krijuar këtë fond, Krasniqi tha se është kërkuar nga të gjitha agjencitë buxhetore që të jenë të kujdesshme në shpenzimet e tyre dhe mos të krijojnë skema shtesë për shpenzime.
“Do të ketë financime direkte edhe përmes formave të tjera, të cilat i vlerësojnë bashk֝arisht ministritë e linjës, në këtë rast Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Ekonomisë në raport me ndërmarrjet private. Nga këto ministri është kërkuar që të fillojnë të përgatisin kritere të qarta dhe varësisht nga goditjet që kanë pësuar sektorët, të orientohen fondet”, bën të ditur Krasniqi.
Rukiqi: Biznesit i nevojitet përkrahje “agresive” nga Qeveria
Në anën tjetër, përfaqësues të komunitetit të biznesit, pohojnë se bizneset po vazhdojnë të numërojnë humbje, për shkak të zvogëlimit të kërkesës agregate. Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në fokus të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, qeveria duhet të ketë përkrahjen “agresive” të sektorit privat, pasi ndikimet më të mëdha të pandemisë janë paraqitur në këta sektorë.
“Garantimi i kredive është me rëndësi në këtë fazë, për shkak se bizneset kanë mungesë të qasjes në financa. Pastaj janë lehtësirat e ndryshme fiskale dhe tatimore dhe janë disa instrumente të rritjes se kërkesës agregate”.
“Por, normalisht ne presim që në sektorë të caktuar, te prodhimi dhe sektorë tjerë që mund të kenë potencial për eksport, të ketë subvencionime dhe grante të drejtpërdrejta, të cilat mund të ndikojnë që kompanitë vendore të jenë pranishme në tregjet ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë të nxisin investime të reja, sidomos linjave të reja prodhuese”, thotë Rukiqi.
Kosova deri më tani ka zbatuar Pakon emergjente fiskale, në vlerë rreth 180 milionë euro. Kjo pako, e cila kishte për qëllim të zbusë problemet ekonomike dhe sociale, ishte miratuar në muajin mars, pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus, nga qeveria e udhëhequr nga ish -kryeministri Albin Kurti.
Kurse, disa nga masat e saj janë zbatuar pas ardhjes së Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.
Kurse, Qeveria e Kosovës ka përgatitur edhe Pakon për Rimëkëmbjen Ekonomike, në vlerë prej 365 milionë eurosh. Por, ky projektligj nuk ka arritur të votohet në seancën e fundit të mbajtur më 14 gusht, në Kuvendin e Kosovës.
Në bazë të këtij projektligji synohet që përmes politikave fiskale dhe monetare, të ndihmohen bizneset, pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Çka parasheh Korniza Afatmesme e Shpenzimeve?
Në Kornizën Afatmesme e Shpenzimeve, thuhet se në përgjithësi, synohen politika zhvillimore ekonomike, të cilat rrisin dhe mbrojnë prodhimin, fuqinë blerëse, zgjerojnë tregun, luftojnë korrupsionin dhe krimin, rrisin numrin e vendeve të punës dhe konkurrueshmërinë e sektorit privat.
Gjithashtu, në këtë dokument thuhet se, “qeveria synon të adresojë nivelin e lartë të papunësisë te gratë, të rinjtë dhe të rejat, grupet e cenuara, si dhe do të fokusohet në përmirësimin e të drejtave të punëtorëve dhe garantimin e standardeve minimale për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...