Lionel Messi është kthyer në temë të mediave botërore këto ditë, pas kërkesës së tij për largim nga Barcelona.
Shumë klube janë vënë në garë për yllin argjentinas, i cili ende nuk ka folur për vendimin e tij dhe cili do të jetë hapi i ardhshëm.
Nga Franca vijnë lajme që kthjellojnë paksa të ardhmen e Messit.
Sipas L’Equipe, babai Lionel Messi, Jorge e ka informuar Paris Saint-Germainin se argjentinasi nuk kalon te klubi francez, pasi që ka vendosur të kalojë te Manchester City.
Sipas gazetës franceze, drejtori i PSG-së, Leonardo, ka rënë në kontakt me Jorge Messin për ta informuar për interesimin e klubit nga Ligue 1 për djalin e tij, shkruan Telegrafi
Mësohet se Leonardo është informuar për zgjedhjen e re të Messit, ku ai do të kalojë te Manchester City për tu bashkuar me Pep Guardiolan.
Kurti takoi përfaqësues të shoqatave të diasporës sonë në Ve...
Edon Zhegrova pushton sërish formacionin e javës në Ligue 1 ...
Samiti për të Ardhmen, Hasani: Shqipëria e përkushtuar ndaj ...
1,367 gjoba të shqiptuara brenda një javë në rajonin e Feriz...
Policia realizon mbi 230 urdhëresa të gjykatave në rajonin e...
Tërmet në Maqedoninë e Veriut