Juventusi është duke bërë gati ofertën për yllin e Olympique Lyon, mesfushorin Houssem Aouar.
Talenti 22-vjeçar është dëshirë e shumë klubeve të mëdha evropiane, duke përfshirë edhe emra si Arsenal dhe Manchester City, por Juventusi duket favorit.
Sipas Footmercato, një ofertë zyrtare do të bëhet nga Juventusi në ditët e ardhshme.
Lyon kërkon 60 milionë euro, por duket pothuajse e pamundur që Bianconerët të ofrojnë kaq shumë.
Thuhet se Juventusi është i gatshëm të ofrojë disa zgjidhje, duke ofruar shtatë lojtarë si huazim, ose në shkëmbim.
Në sezonin 2019-20, Aouar ka kontribuar me nëntë gola dhe 10 asistime në 41 ndeshje.
Ndaj Juventusi ai asistoi një njërin nga golat e skuadrës së tij, ndërsa dy herë ai ishte vendimtar ndaj Manchester City me asistime./Telegrafi/
Buffon: Neymar ka merituar t’i fitojë pesë Topa të Artë
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...