Bedri Istrefi, ish-kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës po e akuzon qeverinë Kurti për padinë në arbitrazh që Blerim Devolli, pronari i kompanisë Dardafon net LLC i ka bërë Telekomit ku po i kërkon këtij institucioni edhe 50.7 milionë euro.
Pas publikimit të lajmit se Blerim Devolli ka paditur Telekomin për shkëputje të një anshme të kontratës Istrefi në një intervistë për gazetën inFokus ka thënë se gjatë kohës sa ai ishte shef ekzekutiv i Telekomit ka kërkuar nga qeveria Kurti që Telekomi të padisë Z Mobile mirëpo që sipas tij ka hasur në vesh të shurdhër.
“Sa kam qenë në pozitën e kryeshefit ekzekutiv unë kam dërguar emaile zyrtare në atë kohë të ministrja Rozeta Hajdari ku në bashkëpunim me ekspertë ligjorë tanët që kemi pas të brendshëm mirëpo edhe të jashtëm që na përfaqësojnë na kemi gjet hapësirë dhe mundësi që ta bëjmë një padi për dëmin e shkaktuar nga Z Mobile mirëpo fatkeqësisht nuk kemi gjet mbështetje institucionale prej ministres së linjës e cila e ka neglizhuar në të njëjtën kohë edhe qeveria që e ka emëruar bordin e përkohshëm në atë kohë në krye me Genc Racin dhe unë si kryeshef e kam raportuar dhe kam kërkuar e insistuar që padia e Telekomit kundër Z Mobile të shtyhet përpara për shkak se kemi gjet gjetje të mjaftueshme ku na mundemi me fitu rastin dhe Telekomi me ardh në një situatë krejt tjetër dhe jo çdo herë sa të shkojë në arbitrazh Telekomi i humb rastet”, ka thënë Istrefi.
Madje Istrefi akuzon dhe ish ministren e Ekonomisë, Tregtisë dhe Financave në qeverinë Kurti, Rozeta Hajdarin që qëllimisht e ka anashkaluar këtë kërkesë për padi.
“Kështu që fatkeqësisht as në bordin ku Qeveria Kurti në atë kohë e ka emëruar nuk kam gjet mbështetje as nga ministrja rozeta Hajdari dhe kjo të jep me kuptu që qëllimisht është neglizhuar dhe që qëllimisht ka pas asi ndërhyrje në menaxhim dhe ndryshime të bordit ku ka lënë që te humbin të gjitha afatet ligjore dhe të mos ketë padi Telekomi ndaj Z Mobile-it. Kanë qenë padi ligjore kohore që duhet të zbatohen. Krejt është neglizhencë e ministres Rozeta Hajdari dhe qeverisë që e ka emëruar bordin e përkohshëm. Shihet qartë që këtu, dyshimet e mia janë jashtëzakonisht të mëdha që jo rastësisht edhe 3.5 milionë euro të cilat kanë qenë në xhirollogarinë bankare të Telekomit të Kosovës janë dhanë qëllimisht që të tërhiqen nga Z Mobile”, ka thënë Istrefi për Infokus.
Kështu sipas ish shefit ekzekutiv të Telekomit, Blerim Devolli duke shfrytëzuar hapësirat e krijuara nga institucionet po dëshiron të përfitojë disa milionë euro prej buxhetit të shtetit, shkruan gazeta inFokus.
“Z Mobile normal që ka me kërkuar hapësira dhe zbrazëtira ligjore ato që i kanë leju institucionet tona të ndodhin dhe që të arrijë të përfitojë. Është shumë normale që ai mendon që ka të drejtë dhe i ka shfrytëzuar dobësitë dhe mundësitë e institucioneve tona që të bëjnë padi ndaj Z Mobile dhe normal ka marrë iniciativë që të bëjë padi ndaj Telekomit dhe shtetit dhe kështu që të përfitojë disa milionë euro prej buxhetit të shtetit”, ka deklaruar Istrefi.
Ndërsa sa i përket arsyes për padinë ndaj Telekomit ku thuhet se është bërë për shkëputje të njëanshme të kontratës Istrefi për inFokus ka thënë se nuk ka pasur shkëputje të njëanshme, por mos vazhdim të bashkëpunimit për shkak të gjetjeve të shumta që nuk ka leverdi në vazhdimin e kontratës.
“Nuk ka pas shkëputje të njëanshme të kontratës ka pas mos vazhdim të bashkëpunimit mes Z Mobile-it dhe Telekomit kështu që sipas ekspertëve ligjorë të jashtëm edhe ekspertizës financiarë që e kemi bërë e kemi konstatu ne si Telekom që nuk ka leverdi të vazhdohet bashkëpunimi tutje për shkak të fitimit të humbur të kompanisë dhe ekspertizës ligjore ku ekspertë ligjorë na kanë rekomandu ku kanë gjetur mundësi të mos vazhdimit të bashkëpunimit me ta të gjitha në suaza ligjore dhe ligjin në fuqi çfarë ka qenë kontrata”, ka pohuar Istrefi për Infokus.
Ai thotë se lidhur me këtë Devollët e kanë padit ARKEP-in-Autoritetin Rrgullativ të Telekomunikacionit të Kosovës për shkak të kalimit të numeracionit të tyre në mënyrë automatike në Telekomin e Kosovës në menaxhimin 100% prej Telekomit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...