Vitet e fundit, këngëtaret shqiptare si Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha apo Ava Max po hasin një sukses në muzikën botërore.
Së fundmi një përdoruese e Twitter, Bethany Joan, ka akuzuar këngëtaret se kanë paguar shuma të majme parash për t’u bërë pjesë e top-listave muzikore dhe për të depërtuar në tregun muzikor ndërkombëtar. “Ju mund të keni parë një shpërthim të pazakontë dhe të papritur të yjeve të popit shqiptar që kishin një depërtim të jashtëzakonshme në skenën kryesore të Top 40 në ShBA dhe Evropë. Këta artistë janë: Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max, dhe Rita Ora. Shuma të mëdha parash për t’i bërë ato gjëra të ndodhin. Pse?”, shkruante ajo në Twitter. Bethany nuk e la me kaq por publikoi një tjetër foto ku duken vajzat dhe krahas tyre dy persona me maskë me simbolet kombëtare. “Rritja e papritur e yjeve shqiptare të muzikës pop dhe lidhja e tyre me mafian shqiptare”, shkruan ajo. Këto shkrime kanë revoltuar Bebe Rexhën, e cila ka reaguar menjëherë duke u shprehur se askush nuk mund të mendojë që tregu i huaj arrihet nëse vetëm ke para. “Sinqerisht ky është budallallëk. Po ashtu nëse e gjeni “numrin e mafias” që thoni se na bëri të famshme a do të ma dërgoni edhe mua? Unë kam një këngë solo të re që do të dalë së shpejti. Ndoshta ata mund të ndihmojnë dhe “të më blejnë një hit” siç pretendon ti. Shumë për të qeshur. Mos e anashkalo faktin që femrat shqiptare kanë punuar shumë për këtë”, shtoi Bebe.
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...