Këshilli organizativ i protestave në Kërçovë kundër rritjes së energjisë elektrike bëri të ditur se protesta e paralajmëruar për ditën e sotme do të shtyhet për javën tjetër. Siç bëjnë të ditur nga Këshilli organizativ protesta është shtyrë për shkak të festës fetare ortodokse.
Në njoftimin e këshillit organizativ drejtuar qytetarëve të komunës së Kërçovës thuhet:
“Të dashur qytetarë të Kërçovës, Ne, si këshill organizativ i protestës publike në Kërçovë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duam t’ju informojmë se për shkak të zgjerimit të këshillit organizativ, si dhe koordinimit me qytetarë nga bashkësi të tjera etnike që jetojnë në komunën tonë sidomos për shkak të festës fetare ortodokse, protesta e planifikuar për sot do të shtyhet për javën e ardhshme.”
Kërkesat mbeten të njëjta dhe ne nuk kemi ndërmend të heqim dorë derisa ato të përmbushen, thotë anëtari i këshillit organizativ për komunën e Kërçovës Zeqir Barushi.
“Ne kemi të njëjtat kërkesa si në dy protestat e mëparshme, përkatësisht anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, uljen e çmimit të energjisë elektrike me 46 përqind, uljen e TVSH-së nga 18 për qind në 5 për qind dhe shpërndarjen e Komisionit Rregullator të Energjisë”, shtoi Banushi. .
Ata besojnë se është i nevojshëm një organ i pavarur i arbitrazhit për të rregulluar dhe vlerësuar shërbimin që qytetarët marrin nga kompanitë e energjisë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...