OBSH-ja njofton për një rritje 10 për qind të rasteve me COVID-19 në Evropë

15:01 | 28 Gusht 2020
Arbresh Info

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se në Evropë ka pasur një rritje të konsiderueshme të rasteve me COVID-19 në dy javët e fundit.

Në 32 nga 55 zonat dhe territoret në rajone, ka pasur një rritje mbi 10 për qind.

Duke folur me gazetarët në një videokonferencë për shtyp nga Kopenhaga, shefi i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, tha se pjesa më e madhe e kësaj rritjeje ka qenë mes të rinjve.

Dr. Kluge tha se megjithëse të rinjtë janë më të shëndetshëm dhe virusi mund të mos jetë aq i rëndë apo kërcënues për jetën e tyre, ndërsa moti bëhet më i ftohtë, ata ka gjasa të rrinë më shumë në ambjente të mbyllura, ku mundësia është më e madhe që të bien në kontakt me të moshuar dhe njerëz të tjerë me shëndet të dobët.

Ai tha se kjo mund të shkaktojë një rritje të shtrimeve në spital dhe vdekjesh.

Por, ai la gjithashtu të kuptohet se autoritetet e shëndetësisë dhe zyrtarë të tjerë, janë më të përgatitur se sa ishin në shkurt kur kontinenti ishte në prag të një rritjeje masive të rasteve.“Ne e dimë se çfarë duhet bërë”, tha zoti Kluge.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme