Google ADS

E qeshura fallco e Melania ndaj Ivanka Trump po bën xhiron e botës

12:22 | 28 Gusht 2020
Arbresh.info

Zërat për tensionin që ekziston në marrëdhënien mes Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump dhe vajzës së Trump, Ivanka u vërtetuan mbrëmjen e fundit të Konventës Kombëtare Republikane (RNC).

Gjatë konventës, Presidenti Donald Trump iu drejtua zyrtarisht anëtarëve të partisë së tij dhe pranoi ri-emërimin e partisë. Sidoqoftë, vëmendja më e madhe e mediave sociale u përqëndrua në momentin kur Melania Trump përshëndeti, Ivanka Trump.

Ivanka Trump, vajza e Donald Trump me gruan e tij të parë, Ivana, është këshilltare e Shtëpisë së Bardhë. Ajo sapo kishte prezantuar babanë e saj për fjalimin e tij kur u përshëndet nga Melania Trump me një buzëqeshje që ndryshoi sa hap e mbyll sytë.

Buzëqeshja në fytyrën e Zonjës së Parë, u shndërrua menjëherë dhe momenti u kap nga mediat. Melania Trump i buzëqeshi fillimisht Ivanka-s më pas shprehja e saj në fytyrë u ngurtësua sapo Ivanka kaloi.

Videoja është bërë virale, duke mbledhur mbi 5 milionë shikime në më pak se tre orë pasi ishte shpërndarë në Twitter.

https://twitter.com/i/status/1299171443905761280

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme