Regjisori Ben Apolloni, ka reaguar rreth gjendjes së Kinematografisë së Kosovës.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se në Fakultetin e Arteve, në UP, dega e Artit Dramatik, viteve të fundit nuk po ka kandidat të interesuar për të studiuar aty, shkruan portali arbresh.info
Apolloni tutje ka treguar arsyet pse po ndodhë ky fenomen, për shkak të kushteve që ofron ky Fakultet (cilësisë së studimeve) dhe për shkak se ata që duan të studiojnë aty mendojnë se ku do të punojnë pastaj, kur teatrot janë të paktë në Kosovë dhe në gjendje aspak të mirë.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Kam degjuar se ne Fakultetin e Arteve, ne UP, dega e Artit Dramatik, viteve te fundit nuk po ka kandidat te interesuar per te studiuar aty. Sidomos ne dramaturgji dhe regji teatrore. Kam degjur edhe si po i therrasin njerezit duke ju kerkuar, e duke i lutur qe te ju dergojne “studente” se po duan te shkojne poshte keto dy departamente.
Mendoj se jane disa arsye se pse po ndodh ky “fenomen”. Por mbi te gjitha per shkak te kushteve qe ofron ky Fakultet (cilesise se studimeve) dhe per shkak se ata qe duan te studiojne aty mendojne se ku do te punojne pastaj, kur teatrot jane te pakte ne Kosove dhe ne gjendje aspak te mire. Dhe edhe ata qe mund te kene talent dhe dashuri per Teatrin, me shume interesohen per te siguruar ndonje vize per te ikur nga keneta jone. ? /i arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...