Diva e muzikës nis pushimet me familje, si destinacion kanë zgjedhur Francën

11:07 | 28 Gusht 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, po tregohet shumë aktive për fansat e saj në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, duke marrë vëmendjen e fansave me paraqitjen e saj, shkruan portali arbresh.info

Diva e muzikës së bashku me bashkëshortin dhe djalin është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Si destinacion kanë zgjedhur Francën, ku kanë publikuar disa fotografi të përbashkëta në rrjetet sociale.

Adelina ndërkohë ka lënë më anash muzikën që një kohë dhe është fokusuar më shumë te familja e saj.

Ajo po e shijon tejet shumë jetën personale e rrethuar me dashuri të familjes. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme