AKK: 118 laboratorë privat të licencuar për teste të covid-19, asnjë shkelje deri më tani

10:29 | 28 Gusht 2020
Arbresh Info

Autoriteti i Konkurrencës Kosovare përmes një konference për shtyp ka publikuar rezultatet e verifikimit të shkeljeve eventuale nga laboratorët private që janë të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e testeve të Covid-19, raporton arbresh.info

Sipas këtij raporti të publikuar nga AKK, në Kosovë aktualisht ekzistojnë 118 laboratorë privat që janë të licencuar për kryerjen e testeve për koronavirus.

Po ashtu sipas anëtarit të komisionit për verifikimin e shkeljeve nga këto laboratorë Muhamet Krasniqi, deri më tani nuk është gjetur asnjë shkelje nga laboratorët privat.

Krasniqi po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që nëse vërejnë ndonjë shkelje nga këto laboratorë, të kontaktojnë me inspektoratin dhe Autoritetin e Konkurrencës Kosovare.

“118 laboratorë të licencuar për kryerjen e testeve. Deri më tani nuk kemi gjetur asnjë shkelje deri më tash. Mund të themi se deri tash gjithçka po funksionon mirë dhe kjo është konferenca e fundit në lidhje me këtë. Ftojmë qytetarët që nëse kanë ndonjë pyetje të drejtohen në autorritetin e konkurrencës.”, u shpreh Krasniqi. /arbresh.info


 

Të ngjashme