Cuadrado nuk beson se do të ndodhë ajo që raportohet nëpër media.
Lionel Messi tashmë zyrtarisht ka kërkuar nga Barcelona që të largohet këtë verë, për të provuar një tjetër aventurë para se t’i varë atletet.
Të shumta janë emrat e klubeve që përmenden në media dhe një ndër ta është edhe Juventusi, ku Messi do të luante më në fund me Cristiano Ronaldon në një ekip.
Megjithatë, futbollisti i ‘Zonjës së Vjetër’, Juan Cuadrado, thotë se s’mund ta imagjinoj të ndodhë diçka të tillë, edhe pse sipas tij, edhe në rastin e Ronaldos askush nuk besonte se do të largohet nga Real Madridi.
“S’mund ta imagjinoj diçka të tillë. E vërteta është se s’mundem assesi”, tha ai për ESPN.
“Sikur me Cristianon, shumë njerëz nuk e besuan, por në fund ai erdhi”. /Gazeta Express/
Sulmet raketore nga Libani vrasin 5 njerëz në veri të Izrael...
Rusia gjobit Google me 20 decilionë dollarë
“Nuk është festë e jona”-“Do ta festoj me bashkëshorten”/ Qy...
Haradinaj: Aferat korruptive nuk shuhen me përgjim ndaj gaze...
Begaj pret në takim Haxhiun, ia rikonfirmon angazhimin për r...
Ambasada Amerikane në Prishtinë uron “Halloween-in”