Mbretëresha Elizabeth largohet nga pallati mbretëror

09:07 | 28 Gusht 2020
A. B.

Mbretëresha Elizabeth tani për tani nuk ndodhet në pallatin mbretëror.

Bëhet e ditur se është larguar nga pallati mbretëror për disa muaj dhe aktualisht po qëndron në kështjellën e Balmoral së bashku me Princ Philip, shkruajnë mediat e huaja transmeton portali arbresh.info

Sipas burimeve për ‘People’, Elizabeth nuk ka asnjë plan të kthehet në kështjellën Windsor për shkak të pandemisë ‘Covid 19’. Ajo do të vazhdojë t’i kryejë detyrat e saj nga vendi ku është vetizoluar dhe do të kthehet në pallat vetëm ku do i duhet t’i komunikojë vendime të rëndësishme qytetarëve të saj.

Thuhet se kjo është periudha më e gjatë që Elizabeth është larguar nga pallati mbretëror, që prej muajit mars kur nisi dhe vetizolimi për shkak të pandemisë Covid-19. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme