Moti sot në Shqipëri

08:07 | 28 Gusht 2020
A. B.

Sipas MeteoAlb, i gjithë rajoni i Mesdheut është përfshirë nga kushtet e qëndrueshme atmosferike për pasojë edhe në vendin tonë moti do jetë me kthjellime deri pas mesditës, kurse në zonat malore do kemi shfaqe të vranësirave të lehta.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme