Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të jetë në takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.
Këtë e kanë konfirmuar për arbresh.info, burimet diplomatike të ambasadës së Kosovës në SHBA.
“Po, presidenti Trump do të jetë pjesë e takimit në Shtëpinë e Bardhë. Kjo edhe ishte një ndër arsyet e shtyrjes së takimit që ishte i planifikuar me dy shtator. Ne si ambasadë e Kosovës këtu i kemi përfunduar të gjitha detyrat tona për përgatitjet që na takojn, si ambasadë, e si staf diplomatik”, ka thënë ky burim për arbresh.info.
Në Shtëpinë e Bardhë, Richard Grenell e Robert O’Brien, do të jenë dy zyrtarët e tjerë që do të marrin pjesë në takim.
Qeveria e Kosovës, do të përfaqësohet nga kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me të edhe dy përfaqësues të AAK-së, Selim Selimi e Meliza Haradinaj.
Ekipi i delegacionit serb do të kryesohet nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq, shkruan arbresh.info.
Ani pse Hoti do të shkojë me një ekip jo të vogël në SHBA, brenda në takim do të hyjnë vetëm shefi i qeverisë Avdullah Hoti dhe Koordinatori për Dialog, Skender Hyseni.
Takimi me presidentin Trump po cilësohet si takim historik për Kosovën dhe rrjedhën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...