Google ADS

Çfarë fshihet pas ëndrrave? Studiuesit krijojnë mjetin për të zbuluar të vërtetën e kuptimit të tyre

01:50 | 28 Gusht 2020
Trina Galanxhi

A keni pyetur ndonjëherë se çfarë kuptimi kanë ëndrrat tuaja? Së fundmi një ekip studiuesish thonë se ata kanë gjetur një mjet që mund të analizojë ëndrrat për të zbuluar të vërtetën e kuptimit të tyre.

Ekspertët nga Nokia Bell Labs në Kembrixh kanë krijuar një teknikë duke përdorur kompjuterë për të parë ëndrrat, e quajtur ‘Procesi i Gjuhës Natyrore’. Sipas studimit ëndrrat janë vazhdimësi e asaj që ndodh në jetën e përditshme. Studiuesit thanë: Rezultatet tona sugjerojnë që është e mundur të përcaktohen aspektet e rëndësishme të ëndrrave, duke bërë të mundur ndërtimin e teknologjive që bllokojnë hendekun aktual midis jetës reale dhe ëndërrimit.

Më tej, ata shtojnë se ngjarje si pandemia Covid-19 ka të ngjarë të ndikojnë në mënyrën se si njerëzit ndjehen dhe kjo padyshim ndikon në ëndrrat e tyre.

Ekipi shpreson se mjeti “Dreamcatcher” mund të shndërrohet në një aplikacion, në mënyrë që njerëzit ta përdorin atë për të gjetur të vërtetën që fshihet pas ëndrrave të tyre. Ata gjithashtu shpresojnë se individët duke ndarë ëndrrat e tyre, do t’iu lejojë ekspertëve të kuptojnë ndikimin e ngjarjeve të mëdha, siç janë pandemitë ose problemet në shëndetin mendor të njerëzve./lexo/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme