Situata e koronavirusit në Kosovë është shqetësuese. Çdo ditë raportohen në vend qindra të infektuar dhe, për fat të keq, ditët e fundit është rritur edhe numri i viktimave. Për këtë arsye, edhe këngëtarja shqiptare me origjinë shqiptare, ka dërguar një mesazh për Kosovën duke shprehur shqetësimin e saj për situatën e rëndë që po kalon vendi.
Si ambasadore e UNICEF-it, bashkë me mesazhin për sigurinë e fëmijëve në të gjithë botën, Rita i drejtohet popullit të Kosovës duke i kërkuar të mbajë maskën në çdo kohë.
Bashkë me lutjet për kujdes maksimal të higjienës, ruajtjen e distancës fizike, por edhe mbajtjen e maskës, Rita thotë se mezi pret të kthehet në Kosovën pa virus për të kënduar për popullin e saj.
“Jam shumë e shqetësuar që shumë njerëz në Kosovë janë infektuar me COVID-19. Ju lutem, mbroni veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskën, ruani distancat dhe kujdesuni për higjienën personale.
Unë e vendos maskën sa herë dal jashtë, në mënyrë që të vij sërish në Kosovë dhe të festoj me ju përfundimin e këtij virusi. Ndriçoni me dritën tuaj! Vendoseni maskën! Ju dua!“/lapsi/
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju