Google ADS

Putin mbron miratimin e hershëm të vaksinës ruse

00:28 | 28 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Presidenti rus Vladimir Putin mbrojti sot vendimin e tij për të ndjekur me shpejtësi miratimin e vaksinës së re antiCOVID-19 të vendit të tij, duke theksuar se një vaksinë e dytë do të ishte e gatshme në shtator.

“Ne e kemi bërë këtë në mënyrë rigoroze në përputhje me ligjin rus”, tha Putin në një intervistë për kanalin televiziv “Rossiya 1”.

“Ligjet ruse janë plotësisht në përputhje me praktikën globale dhe rregulloret në vendet e tjera”, vazhdoi ai.

Vaksina ruse, e quajtur Sputnik-V, u miratua për përdorim publik dy javë më parë, përpara se të ishin në dispozicion rezultatet e studimeve të fazës 3, një veprim që nxiti kritika të gjera ndërkombëtare./shprehja/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme