Rexhep Selimi: Ftesa e Avdullah Hotit e pasinqertë, në dialog po shkojnë ata që s’kanë legjitimitet

00:24 | 28 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-s, Rexhep Selimi, e ka komentuar deklaratën e koordinatorit të Kosovës për dialogun, Skender Hysenit, i cili ka thënë se Serbia po tenton të manipulojë me procesin sot në Bruksel.

Selimi  ka thënë se Serbia është jo konstruktive për Kosovën qysh se ekziston, kjo sipas tij nuk është ndonjë risi dhe as që do të duhej të  komentohej si lajm nga Hyseni.

“Interpretimet e dialogut herë si politik, herë si teknik dhe fokusimi i rëndësisë tek kjo mendoj se është një zhvillim i vazhdueshëm që po e mban kryesoren të pa ditur për qytetarët dhe ajo çfarë po ndodh në mënyrë precize dhe strikte është mos transparenca”.

“Për këtë kujdesen që të mos ketë transparencë për qytetarët e vendit dhe as të zgjedhurit e tyre të mos e dijnë se çfarë po ndodh atje”.

“Pikërisht pse është kaq i rëndësishëm për qytetarët po del si temë të jetë për negociatorët te mbahet fshehtë po ta dinin qytetarët çka po bisedohet normalisht do të reagonin”.

“Sepse edhe ne edhe qytetarët kemi një të përbashkët e kemi atë që të kujdesemi që të mos ketë mos transparencë të dialogut, nëse ai tashmë është dialog. Në shumë pika të këtij procesi nuk po zhvillohet dialog, po zhvillohen procese që do ta sjellin Kosovën një ditë para aktit të kryer ose para një marrëveshje të gatshme, deri tek kjo marrëveshje protagonistët po përkujdesen që ta mbajnë sekret”.

Selimi në Edicionin Special të Klan Kosovës ka thënë se kërkesa e kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti për LVV-në për të marrë pjesë në takimin e Washingtonit që do të mbahet më 4 shtator është e pasinqertë.

“Që të zbulohet ky sekret nuk do të duhej të ishim atje prezent në takime. Ata që diskutojnë në emër të qytetarëvee do të duhej të raportojnë në Kuvend dhe para qytetarëve që të jetë transparent”.

“Aq më tepër kur bëhet fjalë për shtetin, kështu që kjo thirrja pak a shumë tashëm e bajate hajdeni shifeni këtu është pasinqertë e pa kuptimtë”.

” Ftesa për unitet është e pa sinqertë jo reale, ky unitet na kërkohet jo për të mirën e vendit, unitet me një qeveri pa legjitemet”.

“Atje po diskutojnë njerëzit që nuk kanë mbështetje dhe legjitimitet, nuk kanë të drejt të vendosin për Kosovën. Mënyrën si veprojë dhe në qasjen që kanë ata e kemi denoncuar si të keqe për Kosovën”, ka thënë Selimi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme