Ylli i Manchester City-t, Sergio Aguero ka hequr numrin 10 nga emri në Instagram.
Të gjithë mendonin se kjo heqje ishte ngase kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi është i lidhur me kalimin në “Etihad”, transmeton portali arbresh.info.
Ka pasur spekulime që Aguero e ka hequr numrin shkaku që Messi e mban gjithë numrin 10 në fanellë, andaj do t’ia lirojë.
Mirëpo, e vërteta është që këtë ndryshim të emrit, Aguero e ka bërë me 10 dhjetor të vitit 2019.
Andaj, nuk ka fare lidhje me kalimin e Messi-t në “Etihad”.
Sidoqoftë, gjiganti anglez i ka ofruar kontratë trevjeçare gjashtë herë fituesit të Topit të Artë dhe mbetet të shihet nëse do realizohet transferimi./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...