Arrestohet nga Policia e Kosovës një person i dyshuar për veprën penale “Dhënia e Ryshfetit”

20:41 | 27 Gusht 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë (NJRHKEK-Prishtinë), me datë 27.08.2020 ka pranuar informatën nga Policia Kufitare se një shtetas nga Serbia i nacionalitetit serb (S.P.) i cili ishte duke drejtuar një kamion në drejtim të Republikës së Kosovës nga Republika e Serbisë dhe me qëllim të përfitimit të shërbimeve më të shpejta kufitare ka dashur ti korruptoj zyrtarët Policor të kufirit duke ju ofruar dhënie parash si ryshfet.

Hetues nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Prishtinës pas pranimit të informatës, në koordinim me hetuesit e Policisë Kufitare/Rajoni i Veriut kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore duke zbardhur rrethanat dhe duke siguruar provat në tentimin e të dyshuarit të Dhënies së Ryshfetit zyrtarëve Policor.

Me të gjitha këto të gjetura në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari me inicialet (S.P.) dyshohet se ka kryer veprën penale:

“Dhënia e Ryshfetit” nga neni 422 i KPRK-së, duke u munduar të korruptoj Zyrtarët Policor me qëllim të përfitoj shërbime më të shpejta në kufirin e Republikës së Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të përkthyesve të licencuar nga Policia e Kosovës dhe pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar të PTH-Prishtinës, për të dyshuarin në fjalë është lëshuar Vendim për ndalim 48 orë dhe i njëjti dërgohet në mbajtje./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme