Kreu i lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas, Ismail Haniyeh, tha se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan gjithmonë ka inkuruajuar pajtimin brenda grupeve palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).
“Presidenti Erdoğan ka qenë në favor të pajtimit brenda Palestinës për një kohë të gjatë dhe i kërkon Hamasit dhe Fatahut të bashkohen”, tha Haniyeh para gazetarëve në Stamboll.
Në fillim të kësaj jave, Erdoğan priti udhëheqësin e Hamasit në Stamboll.
Ai gjithashtu zhvilloi një telefonatë me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.
“Ne e mirëpritëm rolin turk për të na ndihmuar të arrijmë pajtimin dhe t’i japim fund ndarjes”, tha Haniyeh.
Hamas dhe Fatah kanë qenë në mosmarrëveshje pasi i pari mori kontrollin mbi Rripin e Gazës në mes të vitit 2007.
Në vitin 2017, dy fraksionet nënshkruan një marrëveshje pajtimi në Kajro me shpresën për t’i dhënë fund armiqësisë dhe ndarjes.
Kushtet e marrëveshjes, megjithatë, nuk janë zbatuar asnjëherë si rezultat i dallimeve të thella midis dy lëvizjeve.
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...