Google ADS

Përveç punës në UP, 79 profesorë punojnë edhe një punë të dytë

20:25 | 27 Gusht 2020
Arbresh.info

Sipas gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit 79 mësimdhënës në UP, mbajnë edhe një punë të dytë pa miratim të rektorit.

E për këtë shkak të njejtit rrezikojnë të suspendohen nga pozitat e tyre.

Sipas Rektoratit të Universitetit të Prishtinës ndaj të njëjtëve do të merren masa.

79 mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës rrezikojnë të suspendohen nga pozitat e tyre.

Kjo pasi që të njëjtit veç punës së rregullt në universitetin më të madh publik, kishin punuar edhe nëpër universitete të tjera, pa leje të rektorit.

Nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës kanë thënë që nuk kanë njohuri se për cilët mësimdhënës bëhet fjalë, por që një veprim i tillë paraqet shkelje.

Madje sipas gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit në një rast, profesori në Fakultetin e Filologjisë së UP, ishte i angazhuar me kontratë edhe në dy institucione të tjera, për të njëjtën periudhë.

Raste të ngjashme kishte pasur edhe vitet e kaluara, e që këta mësimdhënës sipas Badivukës ishin suspenduar.

Megjithatë e njëjta thotë se menaxhmenti aktual do të përgatisë vetëm planin e veprimit, ndërsa stafi i ri i cili fillon punën më 1 tetor do të marrë masa ndaj tyre./t7

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme