Manchester City ende është i interesuar për shërbimet e qendërmbrojtësit të Napoli-t, Kalidou Koulibaly.
Napoli dhe “Qytetarët” kanë lidhje të këqija shkaku i mesfushorit Jorginho, i cili ishte në bisedime me skuadrën e Pep Guardiolës, mirëpo “Napolitanët” e lejuan të kaloi te Chelsea, transmeton portali arbresh.info.
Agjenti i Koulibaly-t është duke punuar me dy klubet, andaj kjo është arsyeja që negociatat janë të ngadalta dhe jo të lehta.
Nga ana tjetër, “Napolitanët” kërkojnë rreth 100 milionë euro për yllin senegalez, vlerë të cilën skuadra angleze nuk ka plan ta paguajë.
Thuhet se City mund të ofrojë deri në 80 milionë euro, kurse negociatat ende vazhdojnë./arbresh.info
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...