Google ADS

The Weeknd tregon arsyen e publikimit të 5 këngëve pas ndarjes nga Selena

16:49 | 27 Gusht 2020
Arbresh Info

The Weeknd ka treguar gjithçka.

Në vitin 2017 këngëtari  The Weeknd pati një lidhje me këngëtaren Selena Gomez, e cila më pas përfundoi me ndarje, shkruajnë mediat e huaja.

E menjëhere pas ndarjes, artisti publikoi dhe albumin e tij muzikor me 5 këngë. Kjo sigurisht se nuk iku pa u komentuar.

Në një intervistë për ‘Esquire’, këngëtari ka sqaruar pse ka sjellë aq pak këngë në atë periudhë.“Arsyeja pse ishte aq e shkurtër, ishte sepse nuk kisha çfarë të thoja tjetër. Kështu është mënyra e të shprehurit në art, nuk kisha çfarë të shtoja më shumë”, ka pohuar The Weeknd gjatë intervistës. Lidhja e ish ciftit zgjati deri në fundin e muajit tetor dhe pas këtij momenti Gomez u pa të kalonte sërish kohë me ish-të dashurin e saj, Justin Bieber.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme