Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka bërë të ditur se pavarësisht orës, gazetarët dhe punonjësit tjerë medial nuk pengohen në përmbushjen e detyrave të tyre.
Sipas AGK-së, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se nuk ka ndryshuar asgjë në vendimin për lejimin e lëvizjes për gazetarët dhe punonjësit medial.
“Në përgjigjen drejtuar AGK-së, MPB-ja ka bërë të qartë se për lëvizjen e gazetarëve dhe punonjësve medial vlejnë rregullat e deritanishme”, bën të ditur AGK./arbresh.info/
NJOFTIM
Rikonfirmon MPB: Pavarësisht orës, gazetarët dhe punonjësit tjerë medial nuk pengohen në përmbushjen e detyrave të tyre
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar shqetësime nga disa kolegë gazetarë se nga dita e enjte do të gjobiten njëjtë si qytetarët e tjerë nëse shkelin orarin e lëvizjes së lirë. Në lidhje me këtë, AGK menjëherë ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila ka bërë të ditur se nuk ka ndryshuar asgjë në vendimin për lejimin e lëvizjes për gazetarët dhe punonjësit medial.
Në përgjigjen drejtuar AGK-së, MPB-ja ka bërë të qartë se për lëvizjen e gazetarëve dhe punonjësve medial vlejnë rregullat e deritanishme.
“Ju njoftojmë se asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim, vlejnë rregullat e deritanishme për zhvillimin e aktiviteteve të tyre”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
AGK u bën thirrje gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve dhe punonjësve të tjerë medial që gjatë gjithë kohës të mbajnë me vete I.D. e tyre të punës, të cilat dëshmojnë angazhimin e tyre profesional.
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...