Analizë e prof. asc. Murat Yesiltas, drejtor i Kërkimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara, lidhur me interesat e Turqisë në Mesdhe, transmeton arbresh.info.
Konkurrenca në Mesdheun Lindor duket se është forcuar javët e fundit. Ky rivalitet që filloi me marrëveshjen e nënshkruar nga Turqia me Libinë dhe më pas me rolin e ri që ajo sipërmori në Libi, u bë edhe më i ashpër me të ashtuquajturën marrëveshje të firmosur ndërmjet Greqisë dhe Egjiptit. Por konkurrenca në fjalë nuk kufizohet vetëm me Turqinë dhe Greqinë. Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Italia dhe vendet e tjera të rajonit gjithashtu kanë hyrë në një konkurrencë ekonomike, politike dhe ushtarake mbi Mesdheun. Ndërsa Turqia po bën përpjekje për të mbrojtur të drejtat e saj me të gjitha mundësitë dhe aftësitë vetjake. Prandaj Mesdheu po fiton çdo ditë e më shumë një pozicion qendror në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë së Turqisë.
Në kulturën strategjike turke, Mesdheu ndahet në tri nënrajone gjeopolitike dhe gjeostrategjike. I pari formohet nga nënrajoni i Levantit me përmasën e Mesdheut Lindor dhe në qendër të tij vendoset Qiproja. Edhe pse historikisht i rëndësishëm si rezultat i pozicionit të tij strategjik, vlera e Qipros është zhvendosur në një plan ku gjeoekonomia zë vendin qendror. Po të marrim parasysh gjithashtu zbulimin e rezervave të gazit natyror dhe orvatjet për të formuar një sistem të ri aleancash me baza gjeoekonomike që synojnë të nxjerrin Turqinë jashtë loje, krizën e Sirisë, Libanin dhe çështjet e Palestinës, atëherë prania e Turqisë në Mesdheun Lindor bëhet shumë më e rëndësishme. Kjo situatë gjithashtu i imponon Turqisë zhvillimin e një strategjie të re të mbrojtjes dhe sigurisë me dimension ishullor.
Sinjalet e para të kësaj janë planet e Turqisë për të ndërtuar një bazë detare në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) gjatë viteve në vijim dhe për të zgjeruar kapacitetet e dronëve të saj zbulues e luftarakë në rajon. Megjithatë kjo nuk mjafton për të mbrojtur interesat e Turqisë me përmasa mesdhetare. Një investim në fuqi me kapacitet të lartë shkëshillues (frikësues), i cili do të ishte në gjendje të bënte projeksionin e forcës anembanë Mesdheut Lindor, vlerësohet si një prej mjeteve esenciale për t’i dhënë Turqisë lakueshmëri diplomatike.
Kurse zona strategjike e dytë formohet nga linja e Mesdheut Qendror dhe përcakton rolin e Turqisë në politikat lidhur me vijën bregdetare të Afrikës sëVeriut. Marrëveshja e firmosur me Libinë konsiderohet mjaft e rëndësishme edhe për adaptimin e Turqisë me situatën e re me dimension mesdhetar, edhe për të vazhduar konkurrencën e re të imponuar nga kjo gjeopolitikë. Edhe pse thuhet të jetë një lëvizjes e vonuar, manovra libiane e Ankarasë mund të rezultojë pengesë për formimin e një blloku kundër Turqisë në pellgun e Mesdheut. Ajo e ka bërë Turqinë një palë të zgjidhjes dhe negociatave në Libi njëherësh. Gjithashtu prania turke në Mesdheun Qendror mund të rrisë akoma më shumë aftësinë manovruese të saj në konkurrencën gjeoekonomike me epiqendër energjinë dhe në këtë mënyrë ka gjasa ta bëjë më efektiv fleksibilitetin strategjik të Ankarasë.
Sa i përket nënrajonit gjeopolitik të Mesdheut Perëndimor, i cili trajtësohet në aksin e rivalitetit Turqi-Greqi dhe krijon një zonë tensioni të re në krahun jugor të NATO-s, përpjekja e Turqisë po paraqitet shumë më e ashpër. Me kapacitetit e fuqisë aktuale dhe një aftësi mbrojtëse e shkëshilluese graduale që do të zotërojë sidomos me raketat “S-400”, Turqia ka ndërtuar një ekuacion ku Greqia detyrohet të sigurojë një ekuilibër ushtarak. Kjo është arsyeja pse Greqia po tenton të kapërcejë efikasitetin e Turqisë në pellgun e Mesdheut duke formuar një sistem aleancash antiturke. Marrëveshja e saj me Egjiptin është një prej shembujve të kësaj përpjekjeje për ekuilibër. Nga ana tjetër, duket sheshit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë investime për thellimin e këtij efikasiteti dhe gjatë periudhës në vijim duhet pritur një rritje e mëtejshme e tyre. Këtë e tregon përforcimi i disa bazave amerikane sidomos në territorin e Greqisë. Si manovra për të balancuar forcën ushtarake të Turqisë mund të vlerësohen po ashtu hapat e ndërmarra nga SHBA-ja në drejtim të heqjes së embargos së armëve ndaj administratës grekoqipriote.
Prania e Turqisë në të tria nënrajonet gjeopolitike të Mesdheut do të jetë e mundur vetëm me rritjen e fuqisë shkëshilluese, thellimin e mundësive dhe kapaciteteve që bëjnë projeksionin e fuqisë, si dhe me zotërimin e një fleksibiliteti që nuk druhet të përdorë forcë ushtarake kur nevojitet. Kjo situatë vlerësohet si një prej rrugëve më të rëndësishme të mbijetesës së Turqisë në kuadër të një sigurie konkurruese dhe kufizuese./ arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...