Google ADS

E konfirmuar, Pogba pozitiv me COVID-19

14:36 | 27 Gusht 2020
A. B.

Pogba do t’i humbasë ndeshjet e shtatorit me Francën. Ai do të izolohet për 2 javë pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Paul Pogba ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga trajneri i Francës, Didier Deschamps.

Pogba do të vetizolohet për dy javë dhe kështu, ai do t’i humbasë ndeshjet e shtatorit me Francën.

Me 5 dhe 8 shtator, Franca do të ketë punë me Suedinë dhe Kroacinë në kuadër të Nations League. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme