Google ADS

“Çdo përpjekje për të përjashtuar Turqinë nga Mesdheu Lindor do të dështojë”

14:34 | 27 Gusht 2020
Arbresh Info

Turqia deklaroi që çdo përpjekje për ta përjashtuar atë dhe turqit qipriotë në Mesdheun Lindor do të dështojë, transmeton arbresh.info.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, iu përgjigj me shkrim një pyetjeje në lidhje me uljen e aeroplanëve luftarakë francezë në pjesën greke të Qipros.

Duke vënë në dukje se ulja e avionëve ushtarakë francezë në pjesën greke të Qipros nën pretekstin e një stërvitjeje ushtarake me administratën greko-qipriote, Greqinë dhe Italinë si dhe vendosja e tyre në ishull, qoftë e përkohshme ose e përhershme, është shkelje e qartë e Traktateve të vitit 1960 (Traktatet e Cyrihut dhe Londrës), zëdhënësi Aksoy tha: “Me këtë qëndrim, Franca, një vend jogarantues në Qipro, inkurajon në mënyrë të rrezikshme dyshen greke dhe greko-qipriote, që janë fajtorët e tensionit në Mesdheun Lindor, për ta përshkallëzuar atë edhe më tej. Ne ritheksojmë edhe një herë: Çdo iniciativë që përpiqet të përjashtojë Turqinë dhe qipriotët turq në Mesdheun Lindor do të rezultojë në zhgënjim”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme