Turqia ka bërë të ditur përmes një NAVTEX-i të ri (njoftim për marinarët) se në datat 1-2 shtator marina turke do të zhvillojë qitje praktike në Mesdheun Lindor, transmeton arbresh.info.
“Kemi lëshuar një Navtex në lidhje me qitjen praktike të Forcave tona Detare në zonën e Iskenderunit”, tha ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar në panelin editorial të agjencisë Anadolli (AA), ku ai bëri sqarime edhe në lidhje me NAVTEX-in e ri.
Lidhur me zhvillimet në Mesdheun Lindor ministri Akar tha se Turqia nuk ka pretendime territoriale apo detare ndaj askujt.
“Por duam që të gjithë ta dinë se ne nuk do të lejojmë e neglizhojmë në asnjë mënyrë ndonjë sulm që do të bëhej kundër nesh nga tokat dhe detet e fqinjëve tanë”,- theksoi ministri i Mbrojtjes.
“Ne jemi për bisedime. Ejani dhe të bisedojmë. Ne jemi të hapur për dialog, ne duam paqe dhe qetësi, por gjithashtu kërkojmë edhe të drejtat tona. Nëse homologët tanë grekë vendosin, ne do të jemi të kënaqur t’i mirëpresim ata këtu [Ankara] në ditët në vijim”,- shtoi ai.
“Ne si turq dhe grekë duhet t’i zgjidhim vet problemet tona duke biseduar e u takuar me njëri-tjetrin, por jo duke u strehuar tek Evropa, Bashkimi Evropian (BE) ose tek Franca”,- nënvizoi Akar.
Në lidhje me anijen e kërkimeve sizmike “Oruç Reis”, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar bëri këtë vlerësim:
“Ajo që ne bëjmë këtu është shpim dhe kërkim. Ne po i kryejmë punimet në zonën që na takon dhe në mënyrë paqësore brenda kornizës së të drejtave dhe interesave dhe tona kombëtare”.
“Ne e konsiderojmë të gabuar devijimin e një aktiviteti ekonomik në drejtime të ndryshme. Anijet tona ushtarake janë atje për sigurinë e aktivitetit, për të mbrojtur anijet kërkuese. Është e gabuar që ti ngarkosh kësaj kuptime të tjera”,- u shpreh ministri.
Republika e Turqisë është kthyer me të vërtetë në një kryefjalë të mjedisit ndërkombëtar dhe këtë duhet ta dinë të gjithë, nënvizoi Akar.
Kurse në lidhje me patrullimet e përbashkëta Turqi-Rusi në qytetin sirian të Idlibit, Hulusi Akar bëri këtë vlerësim:
“Deri më tani, ne kemi përfunduar patrullimin e 26-të në autostradën M4. Patrullimet do të vazhdojnë, bashkëpunimi ynë vazhdon.”
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Rusinë për dështimin e përpjekjeve që bëhen për të prishur armëpushimin. Ne po punojmë për të ruajtur stabilitetin e atjeshëm”,- tha ministri për situatën e sigurisë në Idlib.
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar bëri sqarime gjithashtu edhe për bazën ushtarake turke që pretendohet se do të ngrihet në Libi.
“Pjesëtarët e Forcave tona të Armatosura po stërvitin vëllezërit tanë libianë duke krijuar atje qendra trajnimi. Nuk është e drejtë që kjo çështje të ekzagjerohet më shumë”,- sqaroi ai.
Ministri Akar tha se aktivitetin e saj në Libi Turqia e zhvillon në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe atë humanitare, dhe se këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në të ardhmen./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...