Google ADS

Ukraina e interesuar për industrinë turke të mbrojtjes, bën përsëri kërkesë për IHA

12:01 | 27 Gusht 2020
Arbresh Info

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë (MSB), Hulusi Akar tha se gjatë takimeve në Ukrainë u shqyrtuan çështjet e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes, transmeton arbresh.info.

Ai tha se Ukraina kishte kërkesa të reja për mjetet ajrore të komanduara të Turqisë (IHA).

Akar, që u takua me Kryetarin e Shtetit të Ukrainës, Vladimir Zelenskiy në kuadër të agjendës së ngjeshur bisedoi edhe me Ministrin e Mbrojtjes Andriy Taran dhe Ministrin e Zhvillimit ekonomik, Tregtisë dhe Bujqësisë Igor Pedrashka.

Krahas çështjeve të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, një ndër temat e rëndësishme të agjendës ishte edhe bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes.

Në takim u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në projektet në lidhje me platformat detare dhe ajrore.

Akar tha se krahas përparësive, Ukraina kërkon të blejë edhe IHA të reja./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme