Google ADS

Erdogan tha se do të ndiqte gjurmët e sulltanit Alp Aslan, realizohet portreti i tij në një tokë me të mbjella

11:19 | 27 Gusht 2020
Arbresh Info

Portreti në foto është sulltani turk Alp Aslan që mposhti Perandorinë Bizantine në vitin 1071 i punuar në një tokë në Turqi.

Kjo vjen si simbol për Presidentin Recep Tayip Erdogan i cili vetëm pak ditë më parë deklaroi se dëshiron të ringjallë historinë dhe të ndjekë gjurmët e këtij sulltani.

Vetë ministri i Pyjeve dhe Agrikulturës të Turqisë u shpreh se kjo është figura më e madhe e bërë ndonjëherë në një sipërfaqe toke në vend.

Këtë deklaratë ai e lidhi me situatën tensionuese mes Greqisë dhe Turqisë.

Në përvjetorin e 949 të kësaj fitore, dhjetëra mijëra turq u mblodhën në rrafshinën Malazgirt, ku u mbajt një festival.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme