Teksa tensionet në Bjellorusi rriten, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje qeverisë se përpjekja e tyre për të përdorur aleancën si një pretekst për të shuar protestat është e gabuar.
Duke folur në Berlin para fillimit të mbledhjes së ministrave të mbrojtjes të Bashkimit Evropian ditën e djeshme (26 gusht), Stoltenberg bëri thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Bjellorusi pas zgjedhjeve të 9 gushtit.
“NATO nuk po vendos forcat e saj ushtarake në rajon, kështu që çdo përpjekje e regjimit bjellorus për të përdorur NATO si një justifikim ose si një pretekst për të goditur demonstruesit në vendin e tyre është absolutisht e gabuar dhe e pajustifikuar,” – u shpreh ai.
Sipas tij, NATO është e shqetësuar për situatën në Bjellorusi dhe i bën thirrje regjimit dhe Presidentit të respektojë të drejtat themelore përfshirë lirinë e fjalës dhe të drejtën për demonstrime paqësore.
Më 17 gusht, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kundërshtoi pretendimet e Alyaksandr Lukashenka‘s se NATO po vendoste forcat e saj jo larg kufirit të Bjellorusisë.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...