Richard Grenell: Trumpi disa herë e ka magjepsur Merkelin

10:36 | 27 Gusht 2020
L G

Ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell thotë se ishte dëshmitar se si presidenti i SHBA-së, Donald Trump disa herë e ka lënë gojë hapur kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Nga rruga, marrëdhënia midis dy liderëve konsiderohet shumë e ftohtë në publikun botëror.

“Unë pashë kur Presidenti Trump e ka magjepsur të parën e qeverisë së Gjermanisë, ndërsa në të njëjtën kohë këmbëngulte që Gjermania të paguajë detyrimet e saj ndaj NATO-s”, tha Grenell në një fjalim në kongresin republikan, transmeton Telegrafi.

Trump shpesh kritikoi Berlinin për alokime të vogla të parave për NATO-n dhe kohët e fundit urdhëroi tërheqjen e mijëra ushtarëve amerikanë nga Gjermania.

Partia republikane tashmë e ka nominuar edhe për një mandat presidencial, Trumpin gjersa kandidat për nënpresident është Mike Pence.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 3 nëntor (e marte), ku republikani do të ballafaqohet me demokratin, Joe Biden.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme