59 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.
17 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa 42 janë në oksigjenoterapi dhe një është në respirator, thuhet në njoftimin e spitalit.
Pesë persona të tjerë kanë arritur që të shërohen nga virusi korona.
“5 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 59 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacient është në Respirator, 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet tutje.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 165 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./arbresh.info
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve