Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, është buzë kalimit në Manchester City, pas një sezoni dëshpërues dhe zhgënjyes për të në Camp Nou. Por kjo nuk është hera e parë që Messi është joshur nga gjiganti anglez.
Thuhej se në vitin 2017, Messi ishte shumë pranë t’i bashkohej të kaltërve të Mançesterit, në një marrëveshje që kapte shifrën prej 286 milionë euro, plus 57 milionë euro shtesë për pranimin e ofertës,
Por gjashtë herë fituesi i Topit të Artë e kishte hedhur poshtë atë ofertë në fund.
Dhe tani, tri vjet më vonë, thuhet se superylli argjentinas është pajtuar t’i bashkohet ish-trajnerit të vet Pep Guardiolës në Etihad, pasi e njoftoi Barcelonën se do të largohet nga klubi këtë verë.
Në një intervistë për TyC Sports më 2018, Messi pati thënë se nuk e kishte menduar kalimin në City, ku luan edhe shoku i vet i ngushtë, Sergio Aguero.
“Natyrisht se mendon për ligat e tjera, si Premierliga, por kur të vijë koha për të marrë vendimin është shumë e vështirë të largohesh nga Barcelona. Nuk do të shkoj në Manchester City”, kishte thënë Messi dy vjet më parë.
Pasi Messi e kishte vazhduar kontratën më 2017 deri në vitin 2021, City e kishte pranuar se bisedimet kishin marrë fund.
Tani, megjithatë, kalimi i tij në Etihad është mundësi reale.
Si kusht për t’iu bashkuar Cityt, Messi ka kërkuar që Pep Guardiola të mbetet në klub edhe pas vitit 2021. /Gazeta Express/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...