Josep Maria Bartomeu po trajtohet si dele e zezë dhe po kritikohet padrejtësisht në Barcelonë, sipas ish-presidentit të Real Madridit, Ramon Calderon.
Bartomeu po përballet me kritika të ashpra në Camp Nou, pasi kapiteni Lionel Messi ka kërkuar të largohet nga klubi në fund të një sezoni tejet zhgënjyes.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë e ka dorëzuar një shkresë largimi pas humbjes turpëruese të Barçës 8:2 kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
Por Calderon, i cili në të kaluarën ka shërbyer si president i rivalit Real Madrid, ka shprehur dhimbje për Bartomeun, për postin e të cilit do të votohet në zgjedhjet e marsit.
“Të ulesh në këtë karrige është shumë e vështirë. Është shumë më e vështirë seç njerëzit mund ta mendojnë”, tha Calderon.
“Ka shumë kritikë dhe, kur gjërat shkojnë mirë, lëvdatat shkojnë për lojtarët dhe trajnerët. Është normale që presidenti është delja e zezë”, shtoi ai.
“Ky është personi të cilin e akuzojnë se nuk e ka blerë një lojtar të caktuar apo e ka lënë të largohet një lojtar të cilin tifozët e konsiderojnë të rëndësishëm për ekipin. Nuk më pëlqen kjo”, shtoi ai.
“Unë mendoj që Bartomeu ka qenë president i mirë. Nga ajo që e shoh dhe nga ajo që e di për të, Bartomeu është president i mirë”. /Gazeta Express./
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...