Samiti i Davosit, i cili zhvillohet zakonisht në dimër, është zhvendosur në fillim të verës së ardhshme, pasi nuk janë krijuar kushte për ta organizuar në mënyrë të sigurt në janar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton arbresh.info
“Forumi Ekonomik Botëror (WEF) ka vendosur këtë pasdite të riprogramojë takimin e përvitshëm të 2021-shit në Davos në fillim të verës së ardhshme”, deklaroi një zëdhënës i WEF-së, Adrian Monck, duke shtuar se ekspertët janë të mendimit që nuk ishte i mundur organizimi i forumit në mënyrë të sigurt në muajin janar.
Monck nuk dha një datë të saktë për mbajtjen e forumit, megjithatë ai sqaroi se programi me nivel të lartë i quajtur “Dialogët e Davosit”, ku liderë globalë të rëndësishëm do të paraqesin opinionet e tyre mbi gjendjen ekonomike në botë, do të realizohet virtualisht më datë 25 janar 2021.
Samiti i Davosit pret çdo vit 3.000 biznesmenë, politikanë, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga rreth 120 vende të botës./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...