Google ADS

Zemaj: IKSHPK do të rris kapacitetet për testime

09:32 | 27 Gusht 2020
L G

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj  premton se do të rritet numri i testimeve dhe do të decentralizohet procesi i testimeve edhe në QRSHP në qytetet e mëdha.

Zemaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka përfunduar takimin me drejtuesit e agjensioneve që veprojnë në kuadër të MSh-së, që janë: Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike/IKSHPK, Inspektorati Shëndetësisë, Inspektorati Farmaceutik. /arbresh.info/

Postimi i plotë:

Angazhim me përgjegjësi, llogaridhënie, profesionalizëm.

Sapo përfundova takimin me drejtuesit e agjensioneve që veprojnë në kuadër të MSh-së, që janë: Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike/IKSHPK, Inspektorati Shëndetësisë, Inspektorati Farmaceutik, etj. Biseduam për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe ngritjen e përgjegjësisë së ofruesve të shërbimeve shëndetësore. Nga drejtuesit e agjensionëve kërkova që palët e përfshira në sektorin shëndetësor të punojnë me përgjegjësi, llogaridhënie, profesionalizëm. Inspektoratet përkatëse të vazhdojnë monitorimin, inspektimin, këshillimin, rekomandimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj të gjitha institucioneve shëndetësore, sipas ligjit. Biseduam edhe për funksionimin e IKSHPK, ku po bëhet një punë mbinjerëzore. IKSHPK do të rris kapacitetet për testime dhe do të decentralizohet procesi i testimeve edhe në QRSHP në qytetet e mëdha.
Së bashku të angazhuar për një popullatë të shëndosh!

#QeveriaHoti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme