NBA-ja i ka shtyrë tri ndeshjet e play-off’it, që duhej të zhvilloheshin të mërkurën mbrëma, pasi Milwaukee Bucks e anuloi ndeshjen e vet në shenjë proteste kundër plagosjes së afro-amerikanit Jacob Blake nga policia amerikane.
Blake u qëllua me armë zjarri shtatë herë në shpinë nga policia të dielën në Kenosha, Wisconsin afër Milwaukee.
Në bejsboll u anuluan tri ndeshje sepse ekipet vendosën të mos luajnë, ndërsa në MLS janë shtyrë pesë ndeshje.
Tenistja Naomi Osaka u tërhoq nga ndeshja e saj në ËTA të enjten.
Ajo shkroi në Twitter se nuk dëshiron ta zhvillojë ndeshjen e vet gjysmëfinale në Western & Southern Open në Nju Jork, duke thënë: “Si grua me ngjyrë ndiej se ka çështje shumë më rëndësi të cilave duhet t’iu kushtohet vëmendje menjëherë, sesa mua duke luajtur tenis”./Gazeta Express/
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?