Digjen katër kamionë në Butel të Shkupit

08:41 | 27 Gusht 2020
Arditë Shkodra

Katër kamionë u dogjën në një parcelë në Butel, pasi mbrëmë shpërtheu një zjarr.

Shtatë automjete u përfshinë në shuarjen, zjarri ishte lokalizuar dhe nuk ndikoi në dhjetë kamionët e tjerë të kompanisë së transportit. Në parcelën tjetër ka cisterna dhe makina tjera ndërtimi.

“Ndërhyrja në parkingun për kamion në Butel. Katër kamionë Volvo u përfshin nga zjarri. Ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë parandaloi djegien e disa kamionëve dhe rimorkio të parkuara”, thonë nga Brigada e Zjarrfikësve në Shkup.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme