Lëngu i limonit ka aciditet të lartë. Ai shërben si dizinfektues dhe e luan këtë rol mjaft mirë. Aroma e kësaj agrumeje preferohet shumë nga njerëzit, por urrehet nga insektet. Limoni është i dobishëm në ruajtjen e ushqimeve dhe në shkatërrimin e substancave kimike të rënda për njeriun.
Përdorimet shtëpiake
Pastron enët dhe mjetet e kuzhinës Dërrasat ku presim bukën apo perimet janë shumë të përdorura në kuzhinë, por ato shërbejnë edhe si strehë për parazitët dhe aromat e pakëndshme. Limoni mund t’ju vijë në ndihmë. Lëngu i tij funksionon shumë mirë kundër aromave të këqija dhe baktereve. Pasi e keni larë dërrasën fërkojeni me një gjysmë limoni dhe lëreni lëngun të qëndrojë për 20-30 minuta. Shpëlajeni dhe thajeni me një copë të pastër.
Heq yndyrën
Yndyra është një bezdi më vete. Nëse keni gjurmë të saj në kuzhinë, atëherë përdorni një gjysmë limoni me kripë në zonën me yndyrë. Më pas fshijeni me një leckë të pastër. Nëse ena ose sipërfaqja e gatimit është delikate atëherë mos e përdorni limonin për shkak të aciditetit të lartë. 3. Pastron enët plastike Ripërdorimi i enëve plastike është një mënyrë për të ulur nivelin e mbetjeve, por aroma e gatimeve të mëparshme ndonjëherë nuk shqitet nga ena. Përdorni sasi të barabarta të ujit dhe lëngut të limonit largoni kështu aromën e pakëndshme.
Largon aromat e këqija
Mbani lëkurat e limonit në frigorifer. Ato funksionojnë më mirë se soda e bukës. Këto lëkura mund t’i mbani edhe në fund të koshit të plehrave për të hequr aromën e keqe që ato lëshojnë. 5. Pastron pajisjet për grirje Pajisjet për prerjen ose grirjen e djathit janë të vështira për t’u pastruar. Bëjeni punën më të lehtë me ndihmën e limonit. Merrni gjysmë limoni dhe fërkoni renden ose çdo pajisje tjetër me të dhe shpëlajeni si zakonisht.
Ushqim dhe pije
Për pakësimin e kripës
Shqisat tuaja i përgjigjen njësoj shijes së thartë ashtu edhe asaj të kripur. Në këtë mënyrë, lëngu i limonit është një nga zëvëndësuesit më të mirë të kripës. Spërkatini gatimet tuaja me limon në vend të kripës dhe do të ndiheni më mirë.
Parandalon ngjitjen e kokrrave të orizit Nëse dëshironi të gatuani një pilaf të shkëlqyer e të shkrifët atëherë shtoni një lugë me lëng limoni në tenxhere kur orizi të jetë duke u zier. 3. Ruan ushqimin Lëngu i limonit mbron dhe ruan paraqitjen dhe cilësinë e ushqimit që keni gatuar. Ai ndihmon në parandalimin e nxirjes së mollëve, patateve, dardhave dhe lulelakrës. Spërkatini me pak ujë me limon. 4. Rifreskon sallatën Nëse sallata jeshile ka humbur freskinë dhe shkëlqimin e saj, vendoseni në një enë me ujë me akull dhe lëngun e një gjysme limoni. Në këtë mënyrë sallata jeshile do të gjallërohet dhe është gati për përdorim. 5. Larjen e perimeve Të gjitha frutat dhe perimet, edhe ato organike, kanë nevojë për një larje cilësore. Këtu gjen përdorim lëngu i limonit./AgroWeb.org
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...