De Niro dhe Al Pacino bëhen bashkë për filmin më të ri

23:49 | 26 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Një katërshe fantastike Robert De Niro, Al Pacino, Adam Driver dhe Jared Leto shumë shpejt do të interpretojnë në filmin e quajtur “Gucci”.

Drama që do të vijë në regjinë e Ridley Scott, është bazuar në ngjarjen e vërtetë të vrasjes së ish-drejtorit të shtëpisë së famshme të modës, Maurizio Gucci, ngjarje kjo e cila ka ndodhur në vitin 1995.

Jo vetëm kaq, por ylli i muzikës pop Lady Gaga e cila tashmë është përfshirë gjithnjë e më shumë në kinematografi, do të luajë rolin e Patrizia Reggianit, ish-gruaja e Guccit.

Patrizia ishte dënuar për shkak se mendohet se ka qenë ajo që ka organizuar vrasjen e Maurizio, pasi ky i fundit e kishte tradhëtuar.

Në mesin e tyre janë edhe aktori i filmit “American Hustle”, Jack Huston dhe këngëtarja Reeve Carney.

Skenari është shkruar nga Roberto Bentivegna dhe bazohet në librin e autores Sara Gay Forden, “Shtëpia e Gucci,  një histori vrasje, çmendurie dhe lakmie”.

Regjisori 82-vjeçar, Ridley Scott, planifikon ta fillojë punën rreth realizimit të filmit menjëherë duke parë edhe situatën nga Covid-19. “Gucci” pritet të dalë në kinema në 24 Nëntor të vitit 2021./klantv/

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme