Google ADS

BE planifikon të vaksinojë 40% të popullsisë në raundin e parë

23:22 | 26 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Vendet e BE-së, Britania e Madhe dhe partnerët e BE-së, kanë rënë dakord për planifikimin e vaksinimit të 40% të popullsisë që në raundin e parë kundër infeksionit Covid-19.

Sipas “Reuters”, qëllimi i BE-së për vaksinimin fillestar është dy herë më i lartë se qëllimi i OBSH-së, e cila parashikon vaksinimin e 20% të popullsisë në botë, në të cilën përfshihen grupet më të prekura me koronavirus dhe vendet më të pazhvilluara, transmeton portal arbresh.info

“Të gjitha grupet e njohura të rrezikut aktuaisht do të mbulojnë 40 përqind të popullsisë, në varësi të situatës demografike”, thuhet në dokumentin e paraqitur në fund të korrikut, i miratuar nga ekspertë shëndetësorë nga vendet anëtare të BE-së, si dhe Britania, Zvicra, Norvegjia dhe Ballkani.

Dokumenti thotë se më shumë se 200 milion banorë të BE-së i përkasin “grupeve prioritare”, në mesin e të cilëve janë njerëz me sëmundje kronike, të moshuar dhe punonjës shëndetësie./Reuters/ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme