Manchester City cakton takimin me babin e Messi-t për transferimin në “Etihad”

21:06 | 26 Gusht 2020
Arbresh Info

Manchester City do takohet me babin e Lionel Messi-t, derisa Inter, PSG dhe Manchester United-i e kërkojnë yllin e Barcelonës.

Argjentinasi pas humbjes ndaj Bayern Munich ka vendosur të largohet dhe këtë ia ka bërë të qartë bordit, transmeton portali arbresh.info.

Favoriti për Messi-n është Manchester City shkaku i trajnerit Pep Guardiola, i cili ka punuar me lojtarin te Barcelona.

Sipas Tuttomercatoweb, babai i Messi-t do takohet në Angli të hënën me drejtorët e City-t.

Kandidat tjetër serioz është edhe Inter-i, të cilët edhe në të kaluarën kanë pranuar transferimin e lojtarit.

Nëse gjashtë herë fituesit të Topit të Artë i lejohet të largohet si lojtar i lirë, atëherë “Qytetarët” do bëjnë çmos që ta realizojnë lëvizjen.

Bayern Munich dhe Juventus janë ndër dy klubet e mëdha evropiane, të cilat s’do provojnë transferimin e Messi-t./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme