Google ADS

Zyrtare: Ballkani vazhdon t’i ‘rrëmbejë’ lojtarët nga Prishtina, prezanton Meriton Korenica-n

20:24 | 26 Gusht 2020
Arbresh Info

Pas Armend Thaqit, mesfushori Meriton Korenica, është lojtari i radhës që i është bashkuar Ballkani-t nga Prishtina.

Korenica që dy vite ishte në skuadrën e Prishtinës, me të cilët edicionin e kaluar fitoi Kupën e Kosovës, por ishin të pafat në Evropa Ligë, duke e humbur ndeshjen në tavolinë shkaku i rasteve pozitive, shkruan portali arbresh.info.

Ndërsa, sonte (e mërkurë) është prezantuar si lojtari i Ballkani-t.

Njoftimi i plotë i skuadrës së “Xhebrailave”:

Të dashur tifozë

Fantazisti Meriton Korenica , nga sot i bashkohet FC Ballkani-t

https://www.facebook.com/fcballkani/photos/pcb.2704603813110653/2704603723110662/?type=3&theater

Tani e tutje fantazive të tijë me topin do ti gëzohen dhe duartrokasin fansat e klubit tonë.

Mirësevjen Korenica,kemi punë për të bërë

Na priftë e mbara “, ka shkruar Ballkani në Facebook./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme