Infeksionet me koronavirus janë përsëri në rritje në Itali. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,367 raste të reja krahasuar me 878 që ishin të martën.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se rastet pozitive janë identifikuar në 93.529 tamponë të kryer nga 72.341 teste të bëra një ditë më parë.
Ndërkohë 13 pacientë kanë humbur jetën në betejë me virusin duke e çuar në 35 458 totalin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Asnjë viktimë nuk ka në Lombardi, ku pati një bum tamponësh të kryer(16.561) dhe 269 raste të reja.
Valle d’Aosta ishte i vetmi rajon ku nuk pati asnjë rast të ri të koronavirusit në 24 orët e fundit.
Rajoni me më shumë raste të reja është Lombardia (269), e ndjekur nga Lazio (162), Toscana (161), Veneto (147), Campania (135) dhe Emilia Romagna (120).
1,055 pacientë janë të shtruar në spitalet italiane me simptomat e Covid-19, nga të cilët 69 në kujdes intensiv.
Në 24 orët e fundit, 161raste të reja pozitive janë raportuar në Toscana. Nga këto, 102 u kthyen nga pushimet (81 nga jashtë, 21 nga Rajonet e tjera).
Mosha mesatare është 36 vjeç (vetëm 3% janë mbi 65 vjeç) dhe, sa i përket gjendjeve klinike, 75% ishin asimptomatike. Nga 21 pacientë që u kthyen nga rajone të tjera, 18 u kthyen nga Sardenja.
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...