Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka deklaruar sot se pavarësisht sfidave të mëdha përpara të Kosovës, partia që ai drejton ka ditur të sillet karshi interesave shtetërore.
Gjatë takimit me strukturat drejtuese të partisë në Drenas, kryetari i PDK-së ka folur për situatën e rënduar të pandemisë, zhvillimet politike, reformat në parti dhe nevojën për mobilizim më të madh të partisë.
“Jo vetëm kaq, PDK – asnjëherë nuk e ka vënë interesin politik partiak para atij të Kosovës”, është shprehur ai duke kërkuar që njëjtë të sillen edhe partitë e tjera politike në Kosovë.
Ndërsa, kryetari i degës së PDK-së në Drenas, njëherësh deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Sejdi Hoxha ka falënderuar kryetarin Veseli për takimin, duke premtuar angazhim më të madh në forcimin e partisë në këtë komunë./Telegrafi/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”