Google ADS

Meta: Grushti migjenian ndaj malit që s’bzan është ende një kryesimbol

18:09 | 26 Gusht 2020
Arbresh.info

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 82-vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit kombëtar Migjeni, mesazhet e të cilit janë aktualë edhe sot.

Në një postim në facebook, Meta ka zgjedhur të kujtojë veprën e poetit me një analizë të një tjetër personaliteti tjetër të rëndësishëm që nuk jeton më.

Postimi i tij:

“GRUSHTI MIGJENIAN NDAJ MALIT QË S’BZAN ËSHTË ENDE NJË KRYESIMBOL”
Në 82-vjetorin e kalimit në përjetësi të poetit kombëtar, Migjeni, vetëm një personalitet i madh, si i paharruari Moikom Zeqo, mund t’i analizonte kaq mjeshtërisht simbolikat e forta të kryeveprave të Tij:
“O, si nuk kam një grusht të fortë” – kjo thirrje e apostrofuar e Migjenit është e shumëkuptimshme.
Migjeni flet për një grusht shpirtëror ndaj së keqes shekullore, prapambetje e mendësisë së gurëzuar…
Sa intelektualë shqiptarë, fatkeqësisht, turpërisht, përsëritën servilizmin ritual, duke përdhosur kështu vetveten.
Mali që s’bzan!
Sot ky mal është demokraci e keqpërdorur barbarisht, është korrupsioni i llahtarshëm, shkatërrimi i shtetit, degradimi i shoqërisë, përdhosja e moralit…
Grushti Migjenian ndaj malit që s’bzan, është ende një kryesimbol.
Të plogëtit, le të vegjetojnë, në kalbësirën e tyre morale, kundërmuese, sulfurike, fosilizuese, vetëshkatërruese përfundimisht, fatalisht.
Duket sikur Migjeni nuk shkruan thjesht me fjalë. Shqyen kohërat. Kohërat e prapambetjes dhe të vonesave mendore. Konstrukton shpresën. Për një të ardhme të denjë kombëtare dhe njerëzore”. ??

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme