Erdogan – Greqisë: Turqia do të bëjë gjithçka që është e nevojshme

17:41 | 26 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Presidenti turk, Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia është e vendosur të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të marrë të drejtat e saj në Detin e Zi, Egje dhe Mesdhe.

Duke folur në një ngjarje për të përkujtuar fitoren ushtarake të shekullit të 11-të nga Turqit Seljuk mbi perandorinë Bizantine në Malazgirt, Erdogan gjithashtu u bëri thirrje homologëve të Ankarasë të shmangnin gabimet, që sipas tij do të sillnin shkatërrimin e tyre, transmeton portal arbresh.info

“Ne nuk do të bëjmë kompromis me atë që është e jona. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që është e nevojshme,” tha Erdogan.

Përderisa tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur ndjeshëm, sot, në jug të Qipros, në Mesdheun Lindor, kanë filluar ushtrimet e përbashkëta të forcave të armatosura të Greqisë, Qipros, Francës dhe Italisë./Reuters/ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme